9.2.16

A duhet një prind të shpërndaj fotografitë e fëmijëve të tij në facebook apo në të tjera rrejte shoqërore online?

Në komunitetet e studiuesve të rrjeteve shoqërore (social network) një nga temat që trajtohen është ajo e efekteve që mund të kenë mbi fëmijën publikimi nga ana e prindërve të fotografive të tyre, apo të informacioneve të tjera personale.

Rrjetet shoqërore online janë një mjet i ri që teknologjia na ka bërë të mundur prandaj është e kuptueshme që vetëdija mbi efektet që këto kanë mbi ne apo mbi ata që na rrethojnë të rritet me kohën, me shpërndarjen dhe me përdorimin e tyre. Prandaj nuk është ndonjë problem i madh nëse deri tani ke publikuar, por është e rëndësishme të jesh pak më shumë i vetëdijshëm, nga sot e tutje, mbi efektet që mund të kenë informacionet e publikuara në rrjet (e thënë ndryshe, në internet apo në WEB) në të ardhmen tënde dhe të atyre që të rrethojnë.

Gjithashtu nuk është problem nëse një herë në kaq kohë të publikon fotografi të familjes tënde në të cilën janë edhe fëmijët, problemi zmadhohet nëse dikush abuzon duke shpërndarë në mënyrë të pavetëdijshme informacione mbi veten apo personat që i rrethojnë.

Për të qëndruar në linjë me titullin e këtij shkrimi do të përqendrohem te një nga efektet që mund të ketë te fëmijët, por pika të veçanta vlejnë edhe për të rriturit. Ndoshta në të ardhmen to të shkruaj edhe mbi rreziqe më të më mëdha, apo mbi efektet që përdorimi i rrjetit (WEB) në përgjithësi apo i rrjeteve shoqërore në veçanti, mund të ketë mbi intimitetin (privacy) e të secilit prej nesh. Kjo e fundit është një temë për të cilën flitet shumë pakë në Shqipëri.

Kur ti publikon një një rrjet shoqëror, në facebook për shembull, është sikur je duke folur në një shesh të madh i mbushur me njerëz. Duke qenë se statistikat e facebook thonë që kushdo që ka një llogari e kontrollon atë të paktën një herë në ditë, ajo që thuhet në këtë shesh virtual ka shumë mundësi që të shikohet dhe të dëgjohet nga të gjithë miqtë e tu në facebook. Pra nëse ke 300 miq në facebook ka shumë mundësi që të gjithë këta, të paktën një herë, të lexojnë ç'far ke shkruar.

Në këtë pikë lindin disa pyetje, përgjigjja e të cilës do të ishte interesante; a i njeh të gjithë këta nerëz personalisht? Përveç kësaj, njerëzit mund të ndryshojnë me kohën, ata që i ke njohur më parë në momentin që ti shkruan apo publikon diçka mund të kenë ndryshuar; a e ke parasysh këtë në momentin që po publikon diçka? A e ke parasysh këtë kur po publikon fotografinë e fëmijës tënd?

Por le të përqendrohemi te një tjetër aspekt. Kur ti publikon një informacion mbi fëmijën tënd po merr një vendim për të, atë të bërjes së tij të njohur ndër një numër njerëzish shumicën e të cilëve ai nuk i njeh dhe ka pak gjasa ti njohe në të ardhmen e tij. Por a ka vetëm efekte pozitive kjo gjë për fëmijën tënd? Këtë nuk e di me siguri por psikologët dhe pediatret thonë që jo, kjo sepse duhet të jetë vet fëmija që të vendosi mbi njohjet që ai do bëj. Kur prindi publikon pa pyetur fëmijën e vendos këtë përpara një fakti të kryer dhe ky mund të përballet me jo pak vështirësi në të ardhmen. 

Cilat mund të jenë këto vështirësi?

Unë do të shkruaj për një të mundshme, por mund të jenë aq të ndryshme sa do ishte e pa mundur ti vendosnim në një listë.

Secilit prej nesh mund ti ketë ndodhur që të ketë takuar dikë i cili sillej sikur të na njihte mirë por që ne nuk ja kemi idenë se kush është, ndoshta sepse na ka njohur në një periudhë të fëmijërisë për të cilën ne nuk kemi kujtesë, apo sepse është informuar mbi ne, apo thjesht ka kaluar shumë kohë nga hera e fundit që e kemi takuar dhe kemi harruar kush është. Këto situata mund të jenë të sikletshme për ne sepse, me gjithë dëshirën e mirë, nuk arrijmë të kujtojmë kush është bashkëbiseduesi. Se si ky e interpreton sjelljen tonë nuk varet më nga ne. Në të shumtën e rasteve, fatmirësisht, bashkëbiseduesi na kupton dhe nuk e merr për keq por, njerëzit janë të ndryshëm dhe mund të ndodhi që të ofendohet prej sjelljes sonë, dhe pasojat varen nga veprimet e ardhshme të tij.

Situata të tilla janë të rralla për ne, imigrantët digjital, ndoshta sepse prindërit tanë nuk kanë pasur rrjete sociale online por rrjeti i vetëm social ka qenë ai fizik (familja dhe komuniteti përreth). Por për të lindurit digjital, pra ata të cilët kanë lindur kur teknologjitë e komunikimit kanë qenë mjaft të zhvilluara, kjo është një nga ato situata me të cilën ata mund të përballen më shpesh, për shkak të përdorimit të pavetëdijshëm të rrjeteve sociale.

Por edhe të publikosh me aprovimin e fëmijës nuk është një gjë e këshillueshme. Për ligj fëmija konsiderohet i pa vetëdijshëm deri në moshën 18 vjeç, prandaj deri në këtë moshë është prindi përgjegjës për të. Prandaj, për mendimin tim, prindi nuk duhet të ja lër fëmijës vendimet mbi administrimin e imazhit të saj digjital, por duhet ta lër fëmijën të veproj vetëm në internet jo më parë moshës 18 vjeçare.

Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme sepse pika kyçe e këtij shkrimi është vetëdija apo pjekuria dhe arritja e moshës 18 vjeç nuk implikon në mënyrë të automatike arritjen e një pjekurie të mjaftueshme për të marrë vendime mbi imazhin digjital. Për këtë duhet të punoj shkolla dhe prindi, të cilët duhen të kenë si synim edukimin digjital të fëmijës në mënyrë që ky të jetë i aftë ta menaxhoj vetë rrjetin e tij social, virtual dhe fizik.

No comments:

Post a Comment